Title Image

Shtrim i Brendshëm

Home  /  Pllaka  /  Shtrim i Brendshëm

Rrugëtimi i gjatë  i Aparici në prodhimin e pllakave të mureve dhe dyshemeve, si dhe angazhimet e tij  në inovacionin teknologjik, kanë qenë pjesë e asaj që sot është produkti ynë: një material i cilësisë më të mirë, duke i kushtuar vëmendje maksimale përzgjedhjes së materialit, ashtu sikurse edhe mbikëqyrje të të gjithë procesit prodhues.  Aparici ka arritur të ngrihet ndërmjet kompanive më të fuqishme në këtë sektor.

NAVARTI ecën gjithnjë me një vizion në përputhje me standardet dhe vlerat e reja ekonomike dhe sociale. Prandaj, kursi ynë i tanishëm ndjek rrugën e rigjenerimit, riprojektimit dhe bashkëpunimit të përmirësuar me qëllim studimin e nevojave dhe vlerave të vërteta të klientëve, furnizuesve, punonjësve dhe partnerëve tanë.  Kjo do të na mundësojë të jemi më të vëmendshëm dhe më profesionistë dhe përfundimisht një kompani më e mirë.

Parimet tona bazohen në transparencën, në marrëdhëniet e ngushta, besimin, përpjekjet dhe përgjegjësinë për të sjellë zgjidhjet më të mira. Mbi këtë bazë do të zhvillohet dhe rritet Navarti.

Marka Ragno është një ndër protagonistët historikë të rritjes dhe suksesit të industrisë së pllakave të qeramikës italiane në të gjithë botën. E themeluar në vitin 1949 në Sassuolo, Ragno shpejt u bë një nga aktorët kryesorë të rritjes së qeramikës në sajë të aftësisë së saj për të prodhuar pllaka muri për hapësira të brendshme. Në vitet 60 dhe 70 ekspertiza e saj filloi të shtrihej edhe në prodhimin e pllakave me xham për mbulimin e dyshemeve dhe të mureve të destinuara në segmente të ndryshme të industrisë së ndërtimit si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.       

CerámicaSaloni u themelua në vitin 1971 me një qëllim të qartë: t’u jepte konsumatorëve produktet që u nevojiteshin.

Saloni është  i prirur të ofrojë produkte inovative dhe të dizajnuara mirë, në përputhje me kërkesat e tregut, duke investuar vazhdimisht në R & D & I dhe duke përdorur metodat më të avancuara të prodhimit. Ne prodhojmë një gamë të gjerë të pllakave prej porcelani të bardhë, të ngjyrosur dhe qeramike teknike të dyshemeve dhe mureve, në mënyrë që klientët gjithmonë të gjejnë produkte që përputhen me kërkesat e tyre.

STN Cerámica është një grup i fuqishëm i kompanive që prodhojnë dhe tregtojnë produktet më të fundit prej qeramike.

Kemi kënaqësinë e madhe t’ju prezantojmë katalogun tonë, ku mund të gjeni gamën tonë të gjerë të pllakave të dyshemeve dhe të mureve, të prodhuara me porcelan ose gres të kuq, me xham, me rifinitura të shkëlqyera dhe pllaka të rënda që dalin nga produktet. Ne gjithashtu ofrojmë një shumëllojshmëri të madhësive dhe formave.