Title Image

Karriera

Home  /  Rreth Delta  /  Karriera

Karriera

Ju mirëpresim në skuadrën Delta!

Nëse pasioni për punën dhe dëshira për të ecur para janë prioritetet tuaja atëhere jeni në rrugën e duhur për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne jemi një kompani e suksesshme në tregun vendas dhe më gjerë dhe ne besojmë se ekipi që kemi ndërtuar është ai i cili ka udhëhequr me sukses rrugëtimin e Deltës. Gjithnjë jemi në kërkim të personave energjik për ta zgjeruar skuadrën tonë , persona të cilët kërkojnë të përfitojnë përvoja praktike krahas kualifikimeve të studimeve. Kompania Delta është një botë me shumë sfida e cila mirëpret lojtarë të mirë në ekip me ide të reja për ti tejkaluar ato. Hapin e parë duhet ta bëni ju duke ndjekur rregullat e poshtshënuara për ti dhënë një  drejtim tjetër karrierës tuaj.

 Për të aplikuar ju duhet të dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën:  [email protected]
Informacionet e nevojshme në dërgimin e aplikimit për punë janë:

1- Informacionet personale
Emri
Adresa, qyteti ku banoni
Numri i telefonit
Adresa e
e-mail-it


2- Edukimi dhe eksperiencat
Diplomë universitare në profilin respektiv të kërkuar\Diploma të tjera.
Diploma dhe Certifikata të tjera kualifikimi në mbështetje të aplikimit tuaj.


3- Letër interesi


4- Referenca

Në bazë të pozicionit për të cilin aplikoni do të ketë edhe specifikime të veçanta
Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, vetëm nëse
CV-ja dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit. Tek ne Cv-ja juaj është e sigurtë dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.