Karriera

Ju mirëpresim në skuadrën

Nëse pasioni për punën dhe dëshira për të ecur para janë prioritetet tuaja atëhere jeni në rrugën e duhur për tu bërë pjesë e ekipit tonë.

Ne jemi një kompani e suksesshme në tregun vendas dhe më gjerë dhe ne besojmë se ekipi që kemi ndërtuar është ai i cili ka udhëhequr me sukses rrugëtimin e Deltës. Gjithnjë jemi në kërkim të personave energjik për ta zgjeruar skuadrën tonë, persona të cilët kërkojnë të përfitojnë përvoja praktike krahas kualifikimeve të studimeve.

Kompania Delta është një botë me shumë sfida e cila mirëpret lojtarë të mirë në ekip me ide të reja për ti tejkaluar ato. Hapin e parë duhet ta bëni ju duke ndjekur rregullat e poshtshënuara për ti dhënë një  drejtim tjetër karrierës tuaj.